Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Njihuni me procedurat e blerjes së biletave për finalen e UEFA Conference League në Tiranë

14:47 / April 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hankook win local heroes challenge step 02 uefa final 02 uecl
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

UEFA dhe Federata Shqiptare e Futbollit vijojnë përgatitjet e tyre intensive me qëllim organizimin me sukses të finales së UEFA Conference League, e cila do të luhet në datë 25 maj në stadiumin kombëtar “Air Albaia”, në Tiranë.

Të gjitha grupet e punës që janë ngarkuar për t’u kujdesur për organizimin e kësaj ngjarjeje madhore të futbollit europian dhe historike për Shqipërinë janë çdo ditë në terren duke vijuar plotësimin e detyrave të tyre..

Ndërkohë, është vënë re një interesim i madh i tifozëve për të ndjekur “live” në stadium këtë ndeshje. Për këtë arsye, Federata Shqiptare e Futbollit edhe një herë bën me dije se të gjithë të interesuarit për të blerë bileta për finalen e UEFA Conference League mund të regjistrohen në linkun 

https://europaconferenceleague-sales.tickets.uefa.com/ dhe të krijojnë një llogari personale.

Sipas informacionit zyrtar të UEFA-s pritet që shitja e biletave të nisë në ditët në vazhdim. Pas krijimit të llogarisë në faqen zyrtare, personat e përzgjedhur nga UEFA do të njoftohen për hapat e mëtejshëm që duhet të ndjekin në mënyrë që të pajisen me biletat e finales.

Përveç biletave të rezervuara për tifozët e dy ekipeve finaliste, UEFA do të nxjerrë në shitje edhe një numër të caktuar biletash për të gjithë të apasionuarit e futbollit që duan të ndjekin këtë finale.

Sa i përket garës, kanë mbetur katër skuadra që pretendojnë për trofeun, teksa në mesjavë do të luhen edhe dy çiftet gjysmëfinale, Leicester – Roma dhe Feynoord – Olimpique Marseille. Nga këto dy çifte do të përzgjidhen edhe dy finalistet që do të luajnë në Tiranë më 25 maj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Sot ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia plan masash/ Nga ora 17:00 bllokohen rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’

10:24 / September 26, 2026

‘Nuk je më babai im’, Francesco Totti zbulon momentin e vështirë me vajzën pas ndarjes nga Ilary Blasi

22:58 / September 24, 2026

Elbasani në hartën sportive të Europës, shpallet “Qyteti Europian i Sportit 2027”

22:39 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.