Hepatiti misterioz që prek fëmijët ka shtrirë prezencën e tij në 12 shtete. Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi zyrtarisht se një duzinë shtetesh kanë raportuar praninë e hepatit akut të panjohur tek fëmijët.
OBSH bëri të ditur se janë raportuar të paktën 169 raste të hepatitit akut tek fëmijët, 114 prej të cilëve në Britani. Raste janë raportuar gjithashtu në Shtetet e Bashkuara, Spanjë, Izrael, Danimarkë dhe vende të tjera.
Gjithashtu Organizatës Botërore të Shëndetësisë pranoi se deri tani është regjistruar të paktën një viktimë si pasojë e këtij hepatit, por nuk dha detaje për rastin apo vendin nga i cili vinte fëmija.
Pacientët janë të moshave nga një muaj deri në 16 vjeç dhe 17 prej tyre kanë kërkuar transplant të mëlçisë.
Viruset e njohura të hepatitit A, B, C, D dhe E janë përjashtuar si shkaktarë të sëmundjes, e cila shfaqet me simptoma që përfshijnë diarre dhe të vjella, dhe në shumicën e rasteve pa temperaturë.
OBSH tha gjithashtu se janë zbuluar 74 raste të adenoviruseve, nga të cilat 20 të infektuar me koronavirusin e ri dhe 19 me koronavirus dhe adenovirus.
Duke qenë se shumica dërrmuese e pacientëve nuk ishin vaksinuar kundër COVID-19, konsiderohet se hepatiti i tyre nuk është një efekt anësor i vaksinimit kundër COVID-19.
