Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Peticioni kundër Kim, Dashamir Shehi: Unë nuk do i bashkohem, konfliktin me Amerikën e ka Berisha

20:15 / April 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dash shehi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka kundërshtuar nismën e një grupi deputetësh të opozitës, të cilët po mbledhin firmat për një peticion kundër ambasadores Yuri Kim, të cilën do ta dërgojnë në DASH.

Shehi tha se kjo është një nismë e nxituar. Sipas tij deputetët duhet ta shohin me më shumë qetësi, pasi lufta nuk është me SHBA-të por me kryeministrin Edi Rama.

Ai theksoi se opozita në radhë të parë duhet të shikojë gabimet e veta, dhe jo të merret me ambasadorët e akredituar në Tiranë. “Unë gjykoj se nuk është normale në një vend si Shqipëria të organizosh peticione për një vend që është miku më i madh i Shqipërisë. A është më e mirë kjo ambasadorja, a ishte ai që ishte përpara, apo ajo që do vijë kjo ha diskutim. Tani ka njerëz që e bëjnë mirë ambasadorin e disa të tjerë jo. Ka pas njerëz në Shqipëri, ambasadorë që nuk kanë qenë të pëlqyeshëm. Kjo nuk është tema që ne duhet të merremi si opozitarë. Berisha e ka këtë konflikt me Amerikën se e ka shpallur non-grata dhe ka të drejtën e vet. Por opozita shqiptare nuk duhet të jetë entuziaste me këtë rrugë, ne e kemi betejën me Ramën. Ne duhet të zgjidhim këtë situatën tonë të brendshme, ne po kthehemi si në kohë të Enver Hoxhës. Unë e kuptoj që ambasadorja mund të mos jetë personazhi më i dashur, por kjo është. Kjo është një tezë pa vlerë. Do i thoja kolegëve të mi opozitarë ta shohin pak me qetësi, të shohim çikë dhe ke vetja, ne nuk paskemi faj fare, ata matanë na e kanë fajin?! Ku kemi gabuar ne, ku si kemi pëlqyer SHBA-ve”, tha Shehi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026

Rama pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për arsimin profesional dhe mundësitë për biznesin zviceran në Shqipëri

12:57 / October 7, 2026

Kryeministri Rama në Akademinë e Sigurisë, nis viti i ri akademik: “Ju do të jeni policët e së ardhmes”

12:18 / October 7, 2026

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.