Cdo femer kur vendos të martohet, ajo imagjinon se martesa zgjat përgjithmonë. Para se të ndërmarrë një hap të ngjashëm, zakonisht femrat jane nga natyra më reflektuese dhe e mendon me shpejt për zgjedhjen. Nje femer e shikon me kujdes nëse personi tjetër pranë saj është me të vërtetë i duhuri. Të papriturat, megjithatë, janë prapa qoshes dhe një marrëdhënie që dukej e përsosur dhe e fortë, pas martesës mund të hyjë në krizë, për shkak të një mijë variablave. Por cilat janë arsyet më të zakonshme përse një grua vendos të shkurorëzojë burrin e saj?
1.Planet për të ardhmen duhet të përputhen, përndryshe rreziku për të hyrë në një kurs përplasjeje është shumë i lartë. Nëse ndryshoni idenë për të pasur fëmijë, për shembull, shumë shpesh krijoni një distancë që në afat të gjatë të bëhet e parikuperueshme.
2.Mungesa e interesave të përbashkëta, të pasioneve shkakton një largim. Një marrëdhënie, në fund të fundit, duhet të jetë e plotë: kuptimi ose ndjenja seksuale nuk mjafton. Ne duhet të qeshim së bashku. Kur të vijë mërzia, është një shenjë se diçka ka shpërthyer.
3.Pas martesës, çifti duhet të ketë aftësinë për të mbajtur flakën e pasionit pa marrë asgjë për të mirëqenë. Nëse dëshira e tjetrit zvogëlohet, mundësia e tradhëtisë rritet ndjeshëm dhe, me këtë, mundësia e shkatërrimit të martesës së dikujt. Burri, për më tepër, ka një tendencë më të theksuar për t’u dukur dhe për t’iu dhënë me më shumë lehtësi pabesisë.
4.Jo rrallë dy të dashuruar që ishin në marrëveshje me njëri-tjetrin, pas martesës vërejnë dallime të pakapërcyeshme të karakterit. Nëse të grindesh herë pas here të bën mirë dhe mund të japë një nxitje pozitive për marrëdhënien e çiftit, grindjet e përhershme pakësojnë entuziazmin dhe mund ta kthejnë dashurinë në jotolerancë ndaj tjetrës a tjetrit.
5.Mungesa e dialogut janë në themel të shumë shkurorëzimeve, por edhe faktori ekonomik ka një ndikim të konsiderueshëm në marrëdhënien e çiftit. Nëse njëri prej tyre fiton dhe tjetri ka vështirësi, nëse njëri prej tyre preferon të kursejë ndërsa tjetri shpenzon, debatet rreth parave mund të bëhen të shpeshta, të pakëndshme dhe shumë të rënda. / Burimi Bota.al /