Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Presidenti rus, kreut të OKB-së: Donetsk dhe Luhansk, të pavarura ashtu si Kosova

22:31 / April 26, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
putin guterres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Republikat e vetëshpallura Popullore të Donestkut dhe Luhanskut janë bërë të pavarura nga Ukraina në një mënyrë të ngjashme me atë që ndodhi në Kosovë. Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin, duke pritur në Kremlin Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

“Kam lexuar të gjitha dokumentet e Gjykatës Ndërkombëtare të OKB-së në lidhje me situatën në Kosovë dhe më kujtohet shumë mirë fjalia që thotë se në ushtrimin e të drejtës së vetëvendosjes një territor i një shteti nuk është i detyruar të marrë leje tek autoritetet qendrore të vendit të tyre për të deklaruar sovranitetin, diçka e mbështetur nga të gjithë dhe që përbën një precedent”, përfundoi Putin.

Duke pretenduar se Kosova kishte shpallur pavarësinë në vitin 2008 pa u konsultuar me Serbinë, Putin e pyeti Guterresin nëse ai ishte dakord që ofronte një precedent për dy “republikat” e Donbasit për të shpallur pavarësinë pa lejen e Kievit dhe që Moska t’i njihte ato pasi shumë vende perëndimore e njohën Kosovën.

Guterres vuri në dukje se OKB-ja nuk e njohu Kosovën, por Putini shpërfilli këtë deklaratë dhe vuri në dukje faktin se vendimi i gjykatës ndërkombëtare të OKB-së ishte pranuar dhe mbështetur nga të gjithë. 

Kosova okb presidneti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky shkarkon komandantin e përgjithshëm të ushtrisë ukrainase

22:52 / July 21, 2026

Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos e lejojë SHBA të përdorë bazat e saj

22:30 / July 21, 2026

Europol godet rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Ballkan, 7 të arrestuar në operacionin ndërkombëtar

22:09 / July 21, 2026

Paralajmërimi i Trump: SHBA do të godasë shumë shpejt zonën pranë Malit të Kazmës në Iran

21:44 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.