Xheison Bafti është kthyer në vogëlushin më të komentuar në rrjetet sociale ai ka marrë pseudonimin “Taramelja” për shkak të mos shqiptimit të shkronjës “K”, gjë që e ka bërë edhe më të ëmbël komunikimin e tij.

Së fundmi, moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka shpërndarë një video në profilin e saj në “Instagram”, ku shfaqet vogëlushi. Bashkëngjitur me të, Alketa shkruan: “E di që keni merak ta dëgjoni pak Xheison (vajti 60.000k). Ka VIP-a që kanë punuar gjithë jetën, por 60 mijë zemra në 4 javë s’kanë mundur t’i pushtojnë dot!”.

Videoja ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku një ndjekës shkruan: “I nxirrni këto fëmijë vetëm për like, turp t’ju vijë!”.

Në mënyrë të prerë moderatorja e njohur i është përgjigjur: “I nxjerrim se Xheison Baftit kam vendosur t’i rregulloj jetën. Dhe do ta bëj! Kuptove o totë e mençur?”. / Panorama/
