Protesta ka marrë papritur një tjetër kthesë, ku nga Kuvendi protestuesit janë drejtuar për tek policia e Tiranës.
Në fakt nuk u kuptua qëllimi, por ishte Basha ai që poston pamjet live dhe shkruan: “Drejt Drejtorisë së Policisë për të liruar qytetarët që janë ngritur kundër Maduros së Ballkanit! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar”.
Ndërkohë ende nuk dihet se si do të vijojë protesta, nëse do të kthehen sërish tek Kuvendi, teksa seanca plenare nuk ka përfunduar akoma, apo do të shpërndahen.