Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Forcat ruse shpërndajnë protestën e ukrainasve në Herson

21:16 / April 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
proteste
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Forcat ruse kanë përdorur gaz lotsjellës dhe shok-bomba për të shpërndarë një tubim pro Ukrainës në qytetin e pushtuar të Hersonit më 27 prill, tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, një ditë pasi Rusia pretendoi se ushtria e saj kishte marrë kontrollin e rajonit të Hersonit.

Autoritetet lokale thonë se Rusia ka emëruar kryetarin e saj të qytetit të Hersonit më 26 prill pasi trupat morën kontrollin e selisë së administratës në këtë rajon që gjendet në jug të Ukrainës. Hersoni ishte një prej qyteteve të para që u sulmua pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Disa herë janë mbajtur tubime kundër pushtimit rus në Herson dhe qytetarët u mblodhën sërish më 27 prill në qendër të qytetit.

“Gjatë një tubimi paqësor pro Ukrainës në Sheshin e Lirisë në qytetin e Hersonit, ushtarët rusë përdorën gaz lotsjellës dhe shok-bomba kundër popullatës civile”, tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

Të paktën katër persona janë plagosur dhe kjo zyre tha se po hetonte këtë ngjarje. Ende nuk ka pasur ndonjë reagim nga pala ruse për këtë ngjarje.

Më 26 prill, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë kishte thënë se ka marrë kontrollin e gjithë rajonit të Hersonit, që ka një rëndësi strategjike pasi gjendet në një zonë që do t’i jepte Rusisë një lidhje tokësore me zonat ku janë separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës dhe me rajonin e aneksuar të Krimesë.

Autoritetet lokale kanë thënë se mijëra persona janë larguar nga Hersoni për në territoret e kontrolluara nga Ukraina, por edhe në vende të tjera. Ky rajon po përballet me ndërprerje të rrymës dhe ujit dhe banorët po përballen me furnizime të pakta të ushqimeve dhe ilaçeve si dhe në këtë rajon po ka ndërprerje të shërbimeve telefonike.

Herson proteste ukrainas
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.