Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Putin porosit 175 mijë pasaporta diplomatike për zyrtarë dhe spiunë rusë që kërkojnë hyrje në Perëndim

23:19 / April 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rusia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rusia ka urdhëruar qindra mijëra pasaporta të reja diplomatike, në një proces që dyshohet se mund të jetë tentativë për të lejuar zyrtarët dhe spiunët rusë së bashku me familjet e tyre, të anashkalojnë sanksionet perëndimore.

Ministria e Jashtme në Moskë ka kërkuar papritur shtypjen e shpejtë të pothuajse 175,000 dokumenteve elitë të udhëtimit me një kosto prej 3.3 milionë paund.

Megjithatë, ministria nuk ka më shumë se 15,000 punonjës, nga të cilët vetëm një në tre duhet të kualifikohet për statusin diplomatik.

Një raport nga media opozitare SOTA tha se sipas ligjeve ruse punonjësit e shërbimit të sigurisë FSB – pasardhësi më i madh i KGB-së së epokës sovjetike – kualifikohen për pasaporta diplomatike kur janë në misione të huaja. Po kështu edhe për oficerët e FSO, një shërbim mbrojtës që ruan Vladimir Putinin dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Deputetët, gjyqtarët dhe prokurorët mund të kërkojnë të gjithë pasaportat prestigjioze, të cilat mund të shpejtojnë udhëtimin dhe të shmangin vizat në disa vende. Bashkëshortët gjithashtu mund të kualifikohen, por po ashtu edhe mijëra nëpunës civilë që punojnë për burokracinë e Kremlinit të Putinit.

Urdhri i ri i Ministrisë së Jashtme vjen mes sanksioneve të paprecedentë nga Perëndimi që kufizojnë opsionet e udhëtimit të shumë elitës ruse.

“Pse i duhen Ministrisë së Jashtme 175,000 pasaporta diplomatike kur numri i punonjësve të saj sipas burimeve të ndryshme është jo më shumë se 15,000, nga të cilët vetëm një e treta janë diplomatë?”, pyeti SOTA.

Dyshimi është se këto pasaporta do të përdoren nga zyrtarë rusë dhe spiunë që kërkojnë hyrje në Perëndim.

diplomatike pasaorta putini
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.