Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

UEFA zhvillon kongresin vjetor më 11 maj, ja ndryshimet që pritet të bëhen në UCL

11:09 / April 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
uefa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

UEFA do të mbajë kongresin e saj vjetor më 11 maj në kryeqytetin austriak të Vjenës, ku një nga temat kryesore që pritet të diksutohet ka të bëjë me një format të ri konkurrues potencial për Ligën e Kampionëve, i cili mendohet se do të hyjë në fuqi nga viti 2024.

Në këtë mënyrë, UEFA po përpiqet të krijojë një formulë të re sa i përket Champions League, me qëllim për t’i dhënë një shtysë të madhe kompeticionit kryesor evropian, duke qënë se plani i fundit i organit qeverisës të futbollit evropian nuk pati impaktin e duhur.

Ndërkaq, presidenti i Paris Saint-Germain dhe i Shoqatës Evropiane të Klubeve (ECA) Nasser Al-Khelaifi diskutuan idenë e UEFA-s disa javë më parë, për të mbajtur një format të stilit Final Four në qytetin e zgjedhur si vendi i asaj që ka qenë finalja e kompeticionit deri më tani.

Bazuar në atë që raporton “Times”, ideja po merr formë dhe mund të jetë një nga ndryshimet e para që do të prezantohet në të ardhmen e afërt.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin zbuloi se ndryshimet mund të shpallen në maj, me UEFA që mendon për idenë për t’u dhënë dy vende skuadrave bazuar në rekordin e tyre historik në Evropë gjatë pesë viteve, nëse ato dështojnë të kualifikohen përmes paraqitjeve të tyre vendase.

UEFA beson se duke pritur një Final Four në një terren neutral do të ketë më shumë fitime televizive, si dhe apel më të madh komercial.

Ata po studiojnë gjithashtu mundësinë që liga e pestë me performancën më të mirë pas Anglisë, Spanjës, Italisë dhe Gjermanisë të marrë një vend shtesë.

Sipas formatit që ishte miratuar në të kaluarën, në fazën e grupeve do të ishin 10 ndeshje, ku skuadrat do të luanin po aq ndeshje në shtëpi si jashtë.

Renditja përfundimtare nuk do të ndahet sipas grupeve, me tetë më të mirat nga 36 skuadrat pjesëmarrëse që shkojnë direkt në raundin e 16-të.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Sot ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia plan masash/ Nga ora 17:00 bllokohen rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’

10:24 / September 26, 2026

‘Nuk je më babai im’, Francesco Totti zbulon momentin e vështirë me vajzën pas ndarjes nga Ilary Blasi

22:58 / September 24, 2026

Elbasani në hartën sportive të Europës, shpallet “Qyteti Europian i Sportit 2027”

22:39 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.