Presidenti i Napolit, De Laurentis ka zhvilluar një takim të fshehtë me agjentin e sulmuesit Osimhen lidhur me merkaton, ku ky i fundit ka vënë në dijeni bosin e Napolit se ekipi anglez i Manchester United është interesuar për sulmuesin Nigerian dhe se ka shpalosur një ofertë të majme për të.
Nga ajo që raporton italianja “La Republica”, “djajtë e kuq” i kanë ofruar Napolit në tavolinë një shumë marramendëse për bomberin e tyre, duke i bërë një ofertë prej 100 milionë eurosh.
