Profesor Artan Fuga ka komentuar protestën e zhvilluar për tre ditë me radhë nga shqiptarët që jetojnë në diasporë.
Kjo protestë sipas Fugës ishte komedi dhe e pakuptimtë. Për profesorin gjatë protestës u kërkuan shumë gjëra, por sipas tij nuk u kërkua gjëja më e rëndësishme, vota e emigrantëve.
“ ! Kërkojnë cdo gjë, vetëm të drejtën e tyre që ua ka dhënë Zoti dhe ua ka marrë Robi nuk e kërkojnë me forcë, me argumente!
Nuk kërkojnë të drejtën e votës për emigrantët! Po si është e mundur mo? Po si ka mundësi mo!
Po pse kështu? Cfarë komedie??? Seç kërkojnë nuk e di. Kështu në tym! Eshtë si të shkosh në një restorant natën e ndërrimit të viteve dhe të mos kërkosh mish gjeli në hell!“, shkruan Fuga.