Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vijon të bëjë apel për të ndaluar luftën pasi ky konflikt po pengon furnizimin e botës me ushqime.
Pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, Zelensky mbajti një konferencë për mediat ku u shpreh se bota ndodhet në prag të krizës ushqimore, e për këtë arsye duhet që lufta me Rusinë të marrë fund, shkruan “BBC”.
Po ashtu, Zelensky u ndal edhe tek diskutimi me shefin e OKB-së, ku tha se një ndër temat e bisedës mes tyre ishte çështja për zhbllokimin e porteve të Ukrainës për të lejuar eksportin e ushqimeve, për të shmangur një krizë globale ushqimore.
