Një nga deklaratat e ministres Edona Bilali ku dëgjohet të thotë se Rama po kthehet në një Zeus, , është bërë virale në rrjet duke krijuar debate të shumta dhe reagime nga masa e gjerë.
Mësohet se deklarata është bërë para tre vitesh gjatë një emisioni televiziv.
Për këtë deklaratë, ministrja Bilali ka reaguar për herë të parë duke u shprehur :
“Mendoj se ka ardhur momenti të mbaj dhe qëndrim, dhe kam mbajtur për një nga rastet si ‘Zeusi i famshëm’ dhe akoma nuk e kam çuar deri në fund. Të bardhës nuk mund t’i thuhet e zezë, pavarësisht se del dikush dhe e thotë, më pas bëhen 5 njerëz e më pas 50. Po ta marrësh ta dëgjosh videon e cila sigurisht është shkëputur nga konteksti, por dhe nëse e merr e dëgjon të gjithë kuptohet qartë çfarë kam dashur të them. E ka sqaruar kryeministri 2 herë, e kam sqaruar unë 2 herë, por sigurisht për avantazhe politike njerëzve ju intereson ta përdorin”, u shpreh Bilali.
