Katër burra janë arrestuar në Korenë e Jugut, të akuzuar për filmim sekret në 1.600 dhoma hoteli dhe shitjen e pamjeve në faqe interneti.
Mini kamerat ishin vendosur tek televizorët, mbajtëset e tharëses së flokëve dhe prizat.Burrat supozohet të kenë fituar 6.200 dollarë.
Nëse dënohen, ata rrezikojnë 10 vite burg dhe një gjobë prej 30 milion dollarësh.
Filmimet e fshehta dhe lakuriqësia në Korenë e Jugut është përshkruar si epidemi dhe ka ngjallur protesta.
Policia koreane tha për BBC se burri ka vendosur kamera me lente 1mm gushtin e kaluar në 30 hotele nëpër 10 qytete në korenë e jugut.
Në nëntor ishte krijuar një faqe e cila lejon përdoruesit të paguajnë për të parë videot e plota, ose të shikojnë videot 30 sekonda falas.
Burrat thuhet se kishin postuar 803 video dhe shmangën ligjin duke kaluar serverin jashtë shtetit.
Policia tha se burrat fituan para nga 97 anëtarë që paguan para se faqja të shkatërrohej këtë muaj.
“Agjensia policore mer masa të rrepta për kriminelët të cilët shpërndajnë video ilegale, pasi dëmtojnë dinjitetin njerëzor”-tha një zëvëndës i Agjensisë Policore për gazetën Korea Herald.
Prodhimi dhe shpërndarja e pornografisë ëstë e paligjshme në Korenë e Jugut.
Faji për përhapjen e videove i është lënë lehtësisë me të cilën aksesohet në internet.
Shumë video janë bërë fshehtas në tualete apo dhomat e ndërrimit, ose të postuara nga ish partnerët për hakmarrje.
Vendi ka pasur më shumë se 6.000 raste të raportuara në vitin 2017, nga 2.400 në vitin 2012.
Më shumë se 5.400 njerëz u arrestuan për spiunazhin me kamera në 2017, por më pak se 2% u burgosën.
Zemërimi për përhapjen e madhe që pati xhirimi me kamera, solli një sërë protestash vitin e kaluar në Seul, me thirrje për dënime të ashpra.