Konflikti mes këngëtares Bleona Qereti dhe aktivistes shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka marrë një kthesë të papritur.
Evi Kokalari, një qytetare amerikane rrezikon të jetë e paditur në gjykatë për dëmtim imazhi ndaj artistes Bleona Qerreti.
Javanews.al ka mundur të sigurojë letrën që zyra e avokatisë që përfaqëson interesat ligjore të këngëtares i ka dërguar në formë paralajmërimi dhe si hap të parë ndaj zonjës Kokalari duke i kërkuar asaj të ndalojë në mënyrë të menjëhershme të gjitha sulmet në dëm të figurës së klientes së tyre duke konsideruar se ajo po mashtron dhe manipulon faktet ndaj saj. Në të kundërt, pasojat juridike do të jenë të rënda.
Letra mban datën 30 prill 2022 dhe duke pasur parasysh edhe ndryshimin e orës mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duket se ngjarjet janë zhvilluar në kohë pothuaj reale.
