Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

E dhimbshme/ Shiste qumështin e gjirit për ta ushqyer, nëna biologjike rrëfen para të birit historinë e trishtë

16:28 / May 1, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 05 01 at 4.27.13 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të diel, në hapësirën “Kam një mesazh për ty” tek “E diela shqiptare” në Tv Klan, është rrëfyer një histori sa e trishtë, aq edhe emocionuese. Protagoniste ishte një zonjë e quajtur Hekria, e cila pasi kishte zbuluar se ishte shtatzënë, ajo mohohet nga i ati i saj. Por edhe pse e ndodhur në një situatë të tillë kaq të vështirë, ajo ia doli të sillte në jetë djalin e saj të quajtur Rudin pavarësisht moshës së saj fare të re. Deri më sot, Rudini është fëmija i humbur që Hekria ka vite që e kërkon, por nënë e bir nuk janë larg, ai ndodhet vetëm në anën tjetër të studios.

Rudini sot mban emrin Altin dhe është adoptuar nga një familje tjetër, megjithatë ai ka ardhur në studion e “E diela shqiptare” në Tv Klan për të takuar nënën e tij biologjike. Ai e dëgjon zërin e saj, por Hekria nuk është ende në dijeni që njeriu për të cilin i është djegur zemra prej vitesh, është gjendur.

Më herët, ai tregoi se dinte disa gjëra për prejardhjen e tij, emrin e lindjes, certifikatën, datëlindjen (17 Dhjetor 1974), por në mnëyrë të vagullt, edhe emrin e nënës biologjike. Rrethanat e ardhjes në jetë të Altinit, Hekria i ka sqaruar dhe në këtë pikë të rrëfimit, ajo shpjegon edhe vuajtjet me të cilat është përballur për ta rritur e vetme djalin e saj.

Rrëfimi i Hekries:

Hekrie: Kur erdhi djali im në jetë, doktori nuk ishte.

Ardit Gjebrea: Çfarë date ka qenë?

Hekrie: Ka qenë data 14 dhjetor 1974.

Ardit Gjebrea: Nuk ka qenë data 17?

Hekrie: Jo, ka qenë 14 dhjetor 1974.

Ardit Gjebrea: Po pse është regjistruar?

Hekrie: E linda djalin, doktori nuk ishte, pas një jave erdhi e më dha dorën “Hekrie të të rrojë vajza”, i thashë “kam bërë djalë”, tha “mos, m’i prishe regjistrat e gjendjes civile”, i thashë “po pse?”, tha “e  kam shkruar emrin Rudina, jo Rudin, do shkoj t’i prish”. I thashë “doktor, meqë ti ia ke vënë emrin Rudina, mua më pëlqen, shko prishja a-në, lëre Rudin siç është  emri”. Pas një jave, një jave e gjysmë mbeti emri i djalit Rudin. Pas një jave me një furgon të prishur ec e ndalo shkuam në Poshnje, djali ishte i vogël 3-javësh.

Ardit Gjebrea: Si ishte Rudini, llupës, pinte qumësht, e ushqeje,çfarë?

Hekrie: I jepja të pinte fëmijës tim, pjesën tjetër e ruaja për fëmijët e tjerë që të siguroja të ardhura për djalin, për veshje dhe për vete dhe për ushqim.

Ardit Gjebrea: Se familja nuk të ndihmonte?

Hekrie: Jo, i jepja djalit tim, e peshoja sa ishte, sa do pinte dhe pjesën tjetër ia jepja 4-5 fëmijëve të tjerë.

Ardit Gjebrea: Dhe kush të paguante për këtë?

Hekrie: Shtëpia e fëmijës.

Ardit Gjebrea: Për sa kohë zgjati kjo histori?

Hekrie: 2 vjet.

Ndërkohë, Hekria pati mundësinë të jetonte në Tiranë dhe të punonte. Rudinin, u detyrua ta linte në Shtëpinë e Fëmijës në Durrës dhe shkonte ta takonte çdo dy javë, pa lënë asnjë autorizim për birësim, me idenë që një ditë, do të bashkoheshin dhe jetonin të dy.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.