Milani ka arritur të korrë një fitore të vyer ndaj Fiorentinës në San Siro, duke vijuar kështu paraqitjet e mira të cilat e afrojnë gjithmonë e më shumë drejt titullit kampion.
Kuqezinjtë i janë gëzuar një goli të Leao në minutën e ’82, duke marrë 3 pikë mjaft të vlefshme në këtë fazë të kampionatit.
Teksa kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi, Milani udhëheq kreun me 77 pikë, 5 më shumë se Interi që luan sot në një transfertë aspak të thjeshtë ndaj Udineses.
