Një tjetër shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike pasi akuzohet për shpërndarje droge.
Mediat angleze bëjnë me dije se shqiptari i cili është identifikuar si Andrea Shani, 23 vjeç, u arrestua pasi po transportonte kanabis me furgonin e tij.
Ai ka qenë duke ecur kundravajtje, ndërkohë që në momentin që policia i ka bërë sinjal për të ndaluar, Shano ka braktisur furgonin dhe ka tentuar të arratiset. Megjithatë, kjo tentative ka rezultuar pa sukses për 23-vjeçarin, i cili u kap në urën e famshme “Humber”.
Para gjykatës, i riu shqiptar pranoi se zotëronte drogën dhe po e transportonte atë me furgon. Në fillim u dyshua se ai e kishte vjedhur kanabisin, por sipas autoriteteve angleze 23 vjeçari shqiptar po bënte thjesht transportin e drogës. Shani u dënua me një vit burg, por për shkak të kohës së kaluar në paraburgim, ka mundësi që të lihet i lirë dhe më pas të niset drejt Shqipërisë.

