Mjekia neuro-psikiatre Nikolina Bode ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Korçë, ku një foshnje u gjet e pajetë brenda një valixheje.
Mjekja shprehet se familjarët e kanë konstatuar shtatzëninë e 40-vjeçares në muajin dhjetor të vitit të kaluar, atëherë kur shtatzënia ka qenë e dukshme. Ata kanë tentuar ta vizitojnë, por 40-vjeçarja ka kundërshtuar.
Gruaja sipas mjekes është diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor 3 vite më pare, por nuk ka pranuar të mjekohej.
Po ashtu, bëhet e ditur se 40-vjeçarja ka thënë se fëmijën e ka lindur dikush tjetër dhe jo ajo.
