Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sergey Lavrov irriton izraelitët: Hitleri kishte gjak hebre

12:45 / May 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lavrov
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov ka deklaruar se pavarësisht origjinës hebraike të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, në qeverinë e tij ka elementë nazistë. Ai ka shtuar se Hitleri kishte gjithashtu gjak hebre.

Kjo ka sjellë dhe reagimin e ministrit të jashtëm izraelit, Yair Lapid, i cili tepër i acaruar, tha se “Hebrenjtë nuk vranë veten në Holokaust”.

“Kjo është një deklaratë e pafalshme dhe e egër dhe një gabim i tmerrshëm historik dhe ne presim një falje. Gjyshi im u vra nga nazistët. Të thuash se Hitleri ishte me origjinë hebreje është si të thuash se hebrenjtë vranë njëri tjetrin dhe ne nuk mund ta falim një krahasim të tillë”, tha ai.

“Më tërbon jo vetëm si ministër i Jashtëm, por edhe si një djalë që babai iu fut në geton e Budapestit. Atë nuk e vendosën hebrenjtë. Atë e vendosën nazistët. Nazistët persekutuan hebrenjtë dhe vranë gjashtë milionë prej tyre. Ukrainasit nuk janë nazistë. Vetëm nazistët ishin nazistë dhe ata kishin kryer një zhdukje sistematike të popullit hebre,” tha ai.

Lapid tha se priste që ambasadori rus të kërkonte falje në lidhje me komentet e bëra nga ministri rus. Ndërkohë, Lavrov është thirrur në Ministrinë e Jashtme për të sqaruar deklaratat.

“Para së gjithash, rusët duhet të korrigjojnë gabimin e tyre dhe të hapin librat e historisë”, tha Lapid.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta para Kuvendit, rreth 20 persona shoqërohen në polici; mes tyre edhe një gazetare

19:26 / July 23, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

43 viktima dhe tetë vite pritje: Drejtësia jep vendimin për tragjedinë e urës Morandi

19:10 / July 23, 2026

Apeli rrëzon kërkesën e Joe Bidenit, regjistrimet me bashkautorin e librit mund të publikohen

18:57 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.