Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Pas dy vitesh, Zelanda e Re rihap kufijtë

13:57 / May 2, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zelanda 770x439 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zelanda e Re ka rihapur kufijtë e saj për më shumë vizitorë ndërkombëtarë, pas mbylljes prej më shumë se dy vjetësh nga pandemia e koronavirusit.

Njerëz nga më shumë se 60 vende të botës mund të hyjnë tani në këtë vend, nëse janë të vaksinuar kundër koronavirusit dhe kanë test negativ.

Vetë qytetarët e Zelandës së Re kanë mundur të udhëtojnë brenda dhe jashtë vendit që nga marsi, ndërsa australianët janë lejuar që nga muaji prill.

Zelanda e Re ka mbyllur kufijtë e saj qysh në mars të vitit 2020, kur shpërtheu pandemia e Covid-19.

Ky vend me 5 milionë banorë ka regjistruar gjithsej 713 viktima nga koronavirusi.

Qeveria zelandeze ka thënë se numri i ulët i viktimave është rezultat i strategjisë së izolimit, si dhe politikave të testimit të shpejtë dhe gjurmimit.

Koronavirusi, i cili shkakton sëmundjen Covid-19, ka shpërthyer për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur atë pandemi në mars të vitit 2020.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në SHBA, koronavirusi ka prekur mbi 513 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 6.2 milionë kanë vdekur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

15:32 / September 23, 2026

Reforma territoriale në Kuvend/ Drafti prezantohet në komisionin e ligjeve

15:28 / September 23, 2026

Përshkallëzohet greva e avokatëve/ Të hënën paralajmëron bojkotin e seancave për masat e sigurisë

15:24 / September 23, 2026

Rimbursimi i Tatimit të Mbipaguar në DIVA/2025: Përfitojnë mbi 2 mijë individë me vlerë 32.7 mln lekë

14:15 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.