Këtë pasdite, veriu i Italisë është tronditur nga dy tërmete të cilat ishin me magnitudë 4 dhe 3.3 ballë. Ndërkohë, mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 69 kilometra nga Torino.
Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme materiale.