Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Itali/ Nëna hedh nga kati i tretë vajzën e saj 4-vjeçare dhe më pas tenton të vetëvritet

17:54 / May 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
croce azzurra cadorago ambulanza
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje tronditëse u shënua dje në shtetin fqinj të Italisë, ku një nënë 40-vjeçare me origjinë indiane ka hedhur vajzën e saj nga kati i tretë i shtëpisë dhe më pas ka tentuar të vrasë veten. Gruaja e ka kryer aktin e rëndë pasi ishte e frikësuar se babai i saj do ta merrte vajzën me vete në Indi.

Tashmë, vogëlushja është në një prognozë të rezervuar, megjithatë ajo ndodhet tashmë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas mediave italiane, 40-vjeçarja është arrestuar me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. Pasi u mbyll në dhomë me vajzën 4-vjeçare, ajo e hodhi atë nga dritarja e katit të tretë.

40-vjeçarja dyshohet se ka vepruar nga frika e rremë dhe e pabazuar se babai i fëmijës do të shkonte në Indi me vajzën. Aktualisht, vajza ndodhet e shtruar në spitalin e Ankonës në “prognozë të rezervuar dhe kushte të qëndrueshme.”

Kur mbërritën policët, gruaja po tentonte të hidhej nga dritarja. Ajo u ndalua dhe u transportua në spital, ndërsa vajza e saj e vogël ishte në tokë, gjallë dhe u dërgua me helikopter në spitalin Torrette dhe më pas u transferua në Salesi.

Sakaq, gruaja 40-vjeçare ndodhet nën mbikëqyrje në pavijonin e psikiatrisë së spitalit Macerata, në dispozicion të prokurorëve që kryejnë hetimet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

15:32 / September 23, 2026

Zelensky: Putin mund të sulmojë një vend të NATO-s për të shpërqendruar vëmendjen nga humbjet në Ukrainë

11:10 / September 23, 2026

Trump kundër mediave, Departamenti i Drejtësisë mbron ndalimin e gazetarëve

09:54 / September 23, 2026

Marrëveshje e re SHBA-Danimarkë-Groenlandë, Trump: Do ndërtojmë dy baza të mëdha ushtarake

21:58 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.