Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin është ndalur sërish tek projekti i shumë diskutuar i SuperLigës i cili mund të ndryshonte totalisht rrjedhën e futbollit në Evropë, duke konfurmuar se çdo plan rreth tij ka mbaruar.
“Ka nga ata që po përpiqen të kënaqin egon e tyre pak më shumë, por gjithësesi nuk mund të funksionojë”, deklaroi Ceferin teksa ndiqte ndeshjen e bamirësisë midis Hajduk Split dhe Shakhtar Donetsk.
Gjithashtu, kreu i UEFA-s ka rikujtuar edhe njëherë kohën kur filloi të qarkullonte plani i një kampionati europian paralel. “Kur luftuan kundër nesh, tifozët anglez dhe spanjollë na ndihmuan shumë duke ngritur zërin e tyre në rrjetet sociale, ndërsa tifozët italianë nuk vepruan”, theksoi ai.
