Një plagosje me thikë ka ndodhur sot në provincën e Pordenones në Itali, ku për pasojë u qëllua një emigrant shqiptar teksa ishte duke punuar në fermë.
Nuk dihet ende identiteti i të plagosurit, por mësohet se shqiptari është qëlluar me thikë në bark dhe tashmë ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ka qënë vendimtare ndërhyrja e punëdhënësit të tij i cili nuk ka vonuar që ta dërgojë me urgjencë në spital.
Njarja ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne, ndërkohë që shqiptari ndodhet tani në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Karabinierët bënë të mundur arrestimin e autorit të plagosjes, i cili akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.
Motivet e sherrit mes tyre nuk dihen ende.