Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ukrainë: Infermierja humbi këmbët nga shpërthimi i minës, martohet në spital

22:08 / May 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
infermiere 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një infermiere ukrainase, e cila humbi këmbët e saj në një shpërthim mine tokësore, ndau videon e kërcimit të parë me burrin e saj pasi u martua në spital. Dhëndri, Victor mban gruan Oksana në krahët e tij ndërsa kërcejnë  në repartin e spitalit në qytetin perëndimor të Lviv.

Momenti është fokusuar në kamera nga një vullnetar në spital. Infermierja 23-vjeçare nga qyteti lindor i Lysychansk humbi këmbët më 27 mars ndërsa ajo dhe Victor po ktheheshin në shtëpi tha Shoqata Mjekësore e Lviv. Ajo u kthye për të paralajmëruar të shoqin për rrezikun, disa sekonda përpara se një minë të shpërthente poshtë këmbëve të saj. Ai nuk u lëndua, por Oksana humbi këmbët dhe katër gishtat në dorën e majtë.

Oksana bëri katër operacione përpara se të evakuohej në Dnipro, ku plagët e saj u shëruan dhe u përgatitën proteza për gjymtyrët e saj. Një javë më parë çifti, i cili ka dy fëmijë, mbërriti në Lviv me trenin e evakuimit.

“Në jetë gjërat nuk duhet të shtyhen për më vonë, thonë Oksana dhe Victor, të cilët kishin gjashtë vjet së bashku e nuk kishin gjetur kohë për martesë,” tha shoqata.

Kështu blenë unazën e martesës në Lviv, i gjetën Oksanës një fustan të bardhë, dhe një tortë e pjekur nga vullnetarët. Festimi i dasmës u bë në repartin e qendrës së kirurgjisë. Oksana tani po përgatitet të udhëtojë në Gjermani me burrin e saj për trajtim të mëtejshëm, tha organizata për Sky News.

Dyshja nuk janë çifti i parë që lidh martesën në mes të luftës. Në fillim të marsit, një çift ukrainas, i cili kishte 22 vite së bashku, vendosi të zyrtarizonte lidhjen e tyre duke u martuar në vijën e mbrojtjes pranë Kievit. 

The 23-year-old nurse from Lysychansk (Luhansk region) Oksana, who lost both of her legs and 4 fingers in a mine explosion a month ago, today marries her sweetheart Victor in Lviv hospital. This is their first dance as newlyweds 💔 😭 #Ukraine #StopRussiaNow #UkraineRussiaWar pic.twitter.com/BiDiH3gUZT

— zaborona_media (@zaborona_media) May 2, 2022

infermierja martesa ukraine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.