Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Emri/ Kush është shqiptari në listën e Forbes

19:07 / May 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shqiptar arsim 640x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Revista prestigjioze Forbes ka publikuar sot për herë të 7 listën “Forbes 30”, në të cilën prezantohen imazhet e 30 të rinjve që janë liderë në inovacion, duke ndërtuar sipërmarrje që kanë transformuar botën e biznesit apo shoqërinë në vendet prej nga vijnë.

Mes emrave në listë renditet dhe i riu shqiptar Dean Çelaj, i cili në vitin 2019 krijoi website-n “Akademi.al”, në një përpjekje për të përmirësuar dhe sjellur inovacion në mënyrën e mësimdhënies në Shqipëri.

Çelaj nuk është një emër i panjohur për publikun pasi në 2021, ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një postim në Facebook, e prezantoi atë si krijuesin e platformës, ku nxënësit arritën të mësonin falas leksione të matematikës dhe shkencave.

Dean Çelaj ka mbaruar studimet në “University College London” me bursë nga “Fondi i Ekselencës” nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), ndërkohë që platforma e krijuar prej tij ishte “shpëtimtare” për nxënësit, mësuesit dhe prindërit gjatë periudhës së pandemisë “Covid-19”.

Në kohën kur pandemia u ul këmbëkryq në vend, Akademi.al firmosi kontrata me qeveritë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për t’u bërë e para platformë e mësimit në distancë, me mbi 545,000 përdorues dhe rreth 23,000 video të mësimdhënies në gjuhën shqipe.

Sipas Forbes të renditurit në listën e “Forbes 30 Under 30 Europe”, kanë arritur të grumbullojnë të gjithë bashkë një shumë prej 2 milionë dollarësh në investime për projektet e tyre, shifër kjo dyfish më e lartë se viti i kaluar.

Ndërkohë në platformën e drejtuar prej tij thuhet: “Ne synojmë të edukojmë çdo individ, kryesisht studentë me metodat tona interaktive, duke sjellë shkollën më pranë jush. Të nxisim këdo, pavarësisht moshës, për të marrë dije në çdo moment kudo që ndodhen”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrobat e reja kanë një kosto të padukshme: Pse duhen larë para përdorimit?

10:09 / August 29, 2026

Luksi bie, ankandet rriten/ Të pasurit shpenzojnë për ora, bizhuteri dhe objekte të rralla me histori

19:04 / August 14, 2026

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat? Studimi zbulon rolin e aromës së trupit

15:54 / August 10, 2026

Pesë fjali që nuk duhen injoruar, sinjalet se fëmija nuk ndihet më i sigurt me prindin

19:20 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.