Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shefi i OKB-së: Duhet më shumë armëpushim, që të evakuojmë civilët ukrainas nga lufta

23:25 / May 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shefi OKB
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se shpreson që të ketë sa më shumë korridore humanitare që bëri të mundur evakuimin e rreth 100 civilëve ukrainas nga uzina e çelikut Azovstal në qytetin e Mariupolit.

Kryqi i Kuq dhe OKB-ja deklaruan më herët se 101 civilë u evakuuan nga tunelet e uzinës në qytetin e shkatërruar të Mariupol të Ukrainës, por paralajmëruan se të tjerët mbeten të bllokuar. Ky ishte evakuimi i parë i civilëve nga fabrika gjigante e çelikut, ku ushtarët dhe civilët ukrainas kanë mbetur të bllokuar për javë të tëra, duke u fshehur ndërsa forcat ruse rrethuan dhe sulmuan qytetin.

“Shpresoj që bashkërendimi i vazhdueshëm me Kievin dhe Moskën të çojë në më shumë pauza humanitare që do t’u lejojnë civilëve kalimin e sigurt larg luftimeve dhe ndihma për të arritur njerëzit ku nevojat janë më të mëdha,” tha António Guterres.

Gjatë një video-konference për shtyp  me gazetarët në selinë e OKB-së në Nju Jork, koordinatori humanitar i OKB-së për Ukrainën, Osnat Lubrani, tha gjithashtu se shpreson se evakuimi – i cili u zhvillua gjatë fundjavës – mund të përsëritet diku tjetër.

“Ka ende civilë të bllokuar, disa prej tyre mund të kenë pasur frikë të dalin jashtë. Disa prej tyre ndoshta nuk ia dolën dot”, tha Lubrani, megjithëse nuk ishte në gjendje të specifikonte numrin e njerëzve që kishin mbetur.

armepushim evakuim okb
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA ofron 20 milionë dollarë për informacione lidhur me programin bërthamor të Iranit

14:58 / November 7, 2026

Paraguaji në krizë politike dhe financiare, ish-presidenti arrestohet sapo u shkarkua nga posti

10:27 / November 7, 2026

Bebe Rexha triumfon si artiste e pavarur, “New Religion” ngjitet në Top 50 të Spotify

23:00 / November 6, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare Jay Rockefeller, trashëgimtari i një prej familjeve më të pasura amerikane

22:21 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.