Një zyrtar ukrainas ka bërë me dije se 21 civilë kanë mbetur të vrarë në rajonin lindor të Donetskut, ndërsa 27 u plagosën.
Guvernatori rajonal Pavlo Kyrylenko, njofton gjithashtu se 10 persona janë vrarë në një fabrikë në qytetin Avdiivka.
Ky ishte numri më i lartë i viktimave në një ditë, që nga sulmi në një stacion hekurudhor në qytetin e Kramatorsk, ku humbën jetën 50 persona muajin e kaluar, sipas Kyrylenkos.

