DJ Sardi së fundmi ka rënë pre e një kamera të fshehtë duke na treguar kështu një anë tjetër të tijën.
Ai është nisur për të performuar në një lokal të Shkodrës, por kamera e fshehtë e organizuar nga gruaja e tij, i kthehet në një ferr të vërtetë. Bashkëpunëtore e këtij kurthi është gruaja e tij Jonisa Sinorukaj, dhe jo më kot.
Sikur të mos mjaftonte që Jonisa e detyroi të kthehej nga rruga, Sardi ndalohet disa herë nga policia, rrugës për në Shkodër. Kupa mbushet kur përballet me një pronar lokali tepër injorant, i cili është fans i këngëve me çifteli.
Pasi gjatë gjithë performancës, nuk arrin ta kënaqë punëdhënësin, ky i fundit, hakmerret duke refuzuar ta paguajë.
Kjo gjë e acaron jashtë mase shumë Sardin i cili debaton ashpër me pronarin.
“Ma gjej tani direkt makinën…Vetëm ti e di kush ka dalë. Del i vdekur ti sot! Po të them edhe njëherë se nuk del gjallë…”, dëgjohet të thot Sardi në video.
