Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka dalë më një deklaratë të fortë për ish-Presidentin Bamir Topi. Kokalari ka publikuar një video të viteve më parë të Topit, i cili konfirmon vet se syzet e tij kushtojnë, por janë konformë figurës së tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari bën të ditur se syzet e diellit të Bamir Topit kushtojnë 60 mijë euro dhe i bën thirrje urgjente SPAK që të fillojë investigimin se ku i gjeti këto para ish-presidenti.
“Aman, ky Bamir Topi me 60,000€ syze dielli, bën mirë ta lërë këtë popull rehat.
Jo mor jo, s’ke pse të dukesh i vobekt fare, por 60,000€ syze vetëm një njëri që se ka konceptin se si nxirren lekët me djersë mund ti harxhoi. Dhe miliarda të kesh, 60,000€ nuk harxhon njëri për syze dielli sepse është budallallëk me brirë.
Tashti nëse vërtet kanë kushtuar aq, Bamir Topi bën mirë të na thotë ku i gjeti këto lek, dhe pse jo, SPAK të filloj një investigim.”, shkruan Kokalari.
