Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Djali i heroit Arjan Sala merret në përkujdesjen e shtetit, Rama: Ja kur më erdhi ideja e krijimit të kësaj pakete

10:58 / May 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi edi 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aroni, djali 5-vjeçar i Arjan Salës, heroit që humbi jetën thuajse një vit më parë nga flakët për të shpëtuar kolegët e tij është marrë nën përkujdesjen e shtetit.

Vogëlushi është në mesin e 11 të tjerëve, prindërit e të cilëve ranë në krye të detyrës, morën statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”. Në ceremoninë e zhvilluar sot në Kryeministri, kreu i qeverisë Edi Rama vlerësoi edhe njëherë aktin dhe shembullin dinjitoz që Arjan Sala ka dhënë, ndërsa humbi jetën e tij.

Rama theksoi se ky është një amanet i përmbushur, ndërsa Aroni do të ketë përkujdesjen e shtetit për 20 vitet e ardhshme të jetës së tij. Kryeministri zbuloi gjithashtu se ideja për t’i dhënë këtyre fëmijëve këtë status i erdhi ditën që vizitoi familjen e Arjan Salës.

“Rreziku më i madh që i kanoset çdo kujt në fakt, por sidomos një qeverie është që të jetojë me bindjen se i di të gjitha. Janë edhe ngjarjet, shembuj, nxitje që vijnë nga kontakti intensiv me shoqërinë dhe e pasurojnë dhe çojnë përpara programin e një qeverie. Një amanet të dëgjuar pa na u thënë të gjithë këta prindër që nuk jetojnë më. Një amanet të thënë pa fjalë Arjan Sala në shtëpinë  tij kur ai mungonte. Ishte e pranishme nusja e re dhe i ati, bashkë me familjarët e tjerë. ne i japim Aronit një mbështetje për 20 vitet e ardhshme me një mirënjohje të madhe jo vetëm për gjestin  të atit, por edhe nxitjen që i ati u bë që ne të jemi këtu sot”, u shpreh kryeministri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.