Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Maqedonia e Veriut heq të gjitha masat kufizuese ndaj Covid-19

11:35 / May 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
thumbs b c 3c5240bd67050072b15fe99cdd88ff4e
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Njësoj si shumë vende të rajonit dhe Evropës, edhe Maqedonia e Veriut ka hequr të gjitha masat kufizuese ndaj Covid-19. Në mbledhjen e djeshme, qeveria maqedonase ka vendosur heqjen e mbajtjes së maskës së detyrueshme në institucionet shëndetësore, farmacitë dhe qendrat e kujdesit për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.

“Me konkluzion nga seanca, Qeveria rikonfirmon rekomandimet për respektimin dhe praktikimin e masave themelore parandaluese për mbrojtje si mos grupimi dhe ruajtja e distancës fizike, mbajtja e maskave mbrojtëse në vende publike, veçanërisht në ambiente të mbyllura kur nuk ka mundësi për distancë fizike. si dhe higjiena e rregullt personale, ajrimi i ambienteve të brendshme dhe izolimi në shtëpi në kushtet e simptomave të sëmundjeve të sistemit të frymëmarrjes” njoftoi qeveria e Maqedonisë.

Me konkluzionet nga seanca e Qeverisë, qendrave shëndetësore u rekomandohet intensifikimi i vaksinimit në terren të të rriturve mbi 80 vjeç për shkak të mbulimit të ulët me imunizimin e kësaj grupmoshe, si dhe vazhdimi i vaksinimit tek profesionistët shëndetësorë.

Ndërkohë komisioni për Sëmundjet Infektive thotë se vaksinimi mbetet masa më e mirë dhe më efektive për mbrojtjen e shëndetit të popullatës. Komisioni monitoron situatën me COVID-19 në baza ditore dhe siç ishte paralajmëruar nga Ministria e Shëndetësisë, nëse është e nevojshme, do të rekomandohen masa të reja.

Gjithashtu kujtojmë se edhe vendi ynë duke filluar nga 1 maji ka hequr kufizimet e vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Sipas vendimit të Komitetit Kombëtar për përballjen me pandeminë, për hyrjen në Shqipëri nuk kërkohet çertifikatë vaksinimi kundër koronavirusit, test negativ apo certifikatë infeksioni, gjithashtu janë rihapur edhe klubet e natës dhe janë hequr dhe ndalimi i transmetimit të muzikës pas orës 23 në restorante. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA ofron 20 milionë dollarë për informacione lidhur me programin bërthamor të Iranit

14:58 / November 7, 2026

Paraguaji në krizë politike dhe financiare, ish-presidenti arrestohet sapo u shkarkua nga posti

10:27 / November 7, 2026

Bebe Rexha triumfon si artiste e pavarur, “New Religion” ngjitet në Top 50 të Spotify

23:00 / November 6, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare Jay Rockefeller, trashëgimtari i një prej familjeve më të pasura amerikane

22:21 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.