Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gruaja akuzohet për vrasjen e të dashurit në 1996, pas letrës anonime të dërguar në polici

21:58 / May 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vrasje 96
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një grua që kishte thënë më shumë se dy dekada më parë se një grabitës hyri në apartamentin në Kaliforni dhe i vrau të dashurin, është akuzuardje si autore e ngjarjes së vjetër, pas dërgimit të një letre anonime në polici, njoftuan hetuesit amerikanë.

Jade Benning, e cila jetonte në qytezën e Santa Ana në janar 1996, kishte deklaruar në polici se një i dyshuar me ngjyrë kishte hyrë në apartamentin ku jetonte me të dashurin 22-vjeçar Christopher Hervey, dhe e qëlloi atë disa herë me thikë, në një sulm në ora 03.00 të natës duke e lënë të vdekur, njoftoi sot policia.

Benning, asokohe gjithashtu 22 vjeçare, kishte dhënë “deklarata të përgjithshme” për ngjarjen me hetuesit, megjithse fqinjët thonin se kishin dëgjuar zhurma të forta sherri nga brenda shtëpisë për afro 15 minuta.

Hetuesit që punuan me çështjen nuk arritën të bënin asnjë arrest deri në marrjen e një letre anonime në janar 2020 në policinë e Santa Ana, në të cilën implikohej Benning për vrasjen e ish-të dashurit.

Benning u arrestua sot pranë shtëpisë së saj në Austin, Texas, dhe u dërgua në paraburgim pas një hetimi të gjerë, duke përfshirë dhe analiza të mjekësisë ligjore. Ajo pritet të ekstradohet tashmë në shtetin e Kalifornisë për t’u përballur me akuzat e vrasjes, thanë autoritetet.

Pesë vjet pas vrasjes së dyshuar të të dashurit të saj, Benning ishte vendosur në Las Vegas në vitin 2001, dhe më vonë në Austin.

Hervey ishte gjetur i vdekur me plagë të shumta thike në gjoks e në trup, por arma e krimit nuk ishte rekuperuar kurrë, thuhej në raportin e policisë së Orange County .

anonime gruaja vrasjen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.