Tranjeri Carlo Ancelotti ka folur mbrëmë pas fitores dhe kualifikimit të mrekullueshëm ndaj Manchester Cityt, që i siguroi atij finalen e pestë në karrierën e vet.
“Madhështia e këtij klubi është kjo, është një klub që nuk të lejon të dorëzohesh edhe kur gjithçka duket e përfunduar, ju jep forcë të vazhdoni të luftoni, të besoni në të dhe kjo është ajo që bëmë.
Ne luajtëm një ndeshje kundër një kundërshtari shumë të fortë. Kur gjithçka ishte duke mbaruar, gjetëm energjinë e fundit për të barazuar rezultatin e përgjithshëm. Kur mund të barazoni ndeshjen në minutat e fundit ke një avantazh shumë të madh psikologjik.
Ka ndodhur shumë herë, mendoj për finalen e Champions League kundër Liverpoolit kur ata na shënuan nga fundi, atëherë ishte energji krejtësisht tjetër”, tha Ancelotti.
