Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela merr pjesë në Konferencën Evropiane të Prokurorëve

13:14 / May 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Cela konferenca 2 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Palermo, Itali
Prokurori i Përgjithshëm Z. Olsian Çela ka qënë i pranishëm në Konferencën Evropiane të Prokurorëve e cila u mbajt në qytetin e Palermos në Itali. Pjesë kryesore e diskutimeve të kësaj konference ishin ushtrimi efektiv i profesionit të prokurorit dhe rritja e bashkëpunimit mes prokurorive të vendeve të ndryshme lidhur me promovimin e standardeve Evropiane dhe të shtetit ligjor.

Prokurori i Përgjithshëm po merr pjesë në Konferencën Evropiane të Prokurorëve që po zhvillohet në Palermo në datat 5-6 maj. Ky takim është organizuar në kuadrin e presidencës italiane të Këshillit të Evropës dhe është fokusuar në çështje që lidhen me pavarësinë, autonominë dhe llogaridhënien e prokurorëve.

Pjesë e diskutimeve në këtë Konferencë janë çështje të zhvillimit të standardeve dhe udhëzimeve lidhur me karrierën e prokurorëve dhe ushtrimin efektiv të profesionit të prokurorit si dhe rritjes së bashkëpunimit mes prokurorive të vendeve të ndryshme lidhur me promovimin e standardeve Evropiane të shtetit ligjor.

Përgjatë aktivitetit do të trajtohen gjithashtu çështje që lidhen me sigurimin e një roli efektiv të prokurorisë në lidhje me krimet ambientale si dhe sfidat që paraqesin krimet financiare në realitetin virtual, edhe në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën penale.

Konferenca u hap nga Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Italisë Z. Giovanni Salvi dhe u përshëndet nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës Znj. Marija Pejcinovic Buric. Sesioni përfundimtar i saj do të zhvillohet në memorialin e Giovanni Falcones dhe Paolo Borselinos dhe do të përshëndetet nga Presidenti i Republikës së Italisë Sergio Mattarella.

Cela konferenca 2
Cela konferenca 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.