Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Video/ Sherr live mes Vittorio Sgarbit dhe gazetarit të njohur, rrihen me grushte në emision

13:10 / May 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 05 05 at 1.09.44 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vittorio Sgarbi, një kritik arti dhe parlamentar, si dhe gazetari i njohur italian Giampiero Mughini janë përfshirë në një përleshje me ofendime në “Teatrin Parioli” të Romës, gjatë regjistrimit të episodit të rasdhës të “Maurizio Costanzo Show” e cila transmetua në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Në skenë mund të shihet Iva Zanicchi i ngrirë dhe gazetari Giuseppe Cruciani, i cili përpiqet t’i ndajë dy të ftuarit VIP. Një debat mbi Rusinë do të shkaktonte përplasjen. Sipas asaj që këngëtari Al Bano i tha “Corriere della Sera”, sherri nisi pas një pyetjeje nga Costanzo për Putinin, drejtuar atij:

“Ishte Mughini, ai që u ngrit dhe shkoi drejt Sgarbit. Sgarbi në atë moment u ngrit nga karrigia e tij, vijuan pak me fjalë dhe pastaj nuk munguan as goditjet. Nëse nuk e presin skenën (filmin), do ta shihni në TV. Ishte si një përleshje mes Muhammad Ali dhe Mike Tyson.

Unë fola me Iva Zanicchi, por të gjithë ndërhymë për ta shuar këtë sherr, i cili ishte edhe i rrezikshëm në disa aspekte, sepse Sgarbi u rrëzua me karrigen e tij, i shtyrë nga Mughini, dhe një pikturë ra 5 centimetra larg Sgarbit. Ishte e pabesueshme dhe e papritur”.

Sipas Al Bano, një nga shkaktarët e përleshjes ishte deklarata e Mughini për të: “Këngëtarët nuk duhet të flasin për politikë”. Sgarbi dha një version edhe më të ndryshëm: “Unë thashë që nuk mund t’i pengojmë artistët rusë apo sportistët rusë të performojnë në Itali, ai tha në vend të kësaj se duhen ndaluar, siç po ndodh në sport.

Unë reagova dhe ai u përpoq të më rrihte. Gjithçka filloi nga ai pozicion. E ritheksoj se arti nuk duhet të ketë kufij, as gjeografikë dhe as politikë”. Ka pasur edhe një precedent tjetër të tillë mes tyre. Në vitin 2019, të dy u shanë dhe u grindën ashpër për politikën dhe drejtësinë në Itali.

Un accesissimo confronto al #MaurizioCostanzoShow 🔥 pic.twitter.com/nuaRKRRgCZ

— Maurizio Costanzo (@Costanzo) May 4, 2022

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Marrëveshje e re SHBA-Danimarkë-Groenlandë, Trump: Do ndërtojmë dy baza të mëdha ushtarake

21:58 / September 22, 2026

Krah Melanias, Trump mbërrin në OKB dhe përplaset me gazetarët e CNN: Nuk duhet të ishit këtu

21:20 / September 22, 2026

Përshkallëzohen protestat në Kosovë, paralajmërohet tubim kombëtar më 1 tetor kundër dënimeve të ish-liderëve të UÇK

20:39 / September 22, 2026

Turqi / Të shtëna me armë pranë një shkolle, të paktën 11 të plagosur

13:37 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.