Një ndër çiftet më simpatike të showbizzit shqiptar, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë në pritje të një fëmije.
Burime nga Kryefjala thonë se këngëtarja është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do bëhet nënë me fëmijën e parë.
Kujtojmë që Eni dhe Genci janë njohur gjatë një turneu në Amerikë dhe tashmë ata kanë prej vitesh një lidhje të konsoliduar.



