Tedi Blushi, zëdhënës i Presidentit Ilir Meta, ka reaguar sot ndaj deklaratave të gazetarit Baton Haxhiu kundër kreut të shtetit.
Në një reagim në rrjetet sociale, duke i kujtuar bashkëpunimin me agjentë dhe drejtues UDB-së Jugosllave, Blushi shprehet se shpifjet ndaj kreut të shtetit shqiptar janë të qëllimshme.
“Shpifjet e zëdhënësit të Stanishiçit sot kundër Presidentit Meta si shkaktar i pengimit të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe nxites i krizës së brendshme në Shqipëri janë të qëllimshme e të pashpresa për ata që duan të kthejnë rajonin tonë në kohët e errëta të urrejtjes ndëretnike dhe duke damkosur shqiptarët si faktor krize e destabiliteti. Qëndrimet e Presidentit Meta kanë qenë të qarta në interes të stabilitetit rajonal dhe interesit kombëtar të shqiptarëve. ”,- shprehet Tedi Blushi, Zëdhënës i Presidentit të Republikës, Ilir Meta në reagimin e tij në rrjetet sociale.