Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Qeveria greke vendos të kompensojë energjinë, do rikthejë 600 euro për çdo familje me të ardhura nën 45 mijë euro

20:43 / May 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kryeministri Kyriakos Mitsotakis
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me një mesazh televiziv drejtuar popullit grek, kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka shpallur një Program të ri Kombëtar të Mbështetjes, për t’u ardhur në ndihmë gjithë qytetarëve të përballojnë çmimet e larta të faturave të energjisë elektrike.
“Përderisa reagimi i BE po vonon, nuk mund të prisja më, pasi vështirësitë për çdo familje e biznes janë të mëdha“- ka thënë ai.
“Shteti do të kthejë në llogarinë bankare individuale të çdo pronari të një banese private apo me qira, 60% të të gjitha tarifave shtesë të bëra, në mënyrë retroaktive nga dhjetori deri në maj. Kufiri i këtij kompensimi të jashtëzakonshëm do të jetë 600 euro dhe do të prekë të gjithë bashkëqytetarët tanë me të ardhura vjetore deri në 45 mijë euro.

Gjithashtu për muajt maj dhe qershor, çdo rritje e konsumit mbi 300 KWh do të mbulohet me 50% të shumës -ka thënë Kyriakos Mitsotakis, -duke shtuar se kompanitë energjetike do të paguajnë pjesën e tyre të solidaritetit me shoqërinë dhe të ardhurat e tyre shtesë konjukturore do të tatohen me një tarifë të veçantë prej 90%.

“Pavarësisht nga vendimet europiane, qeveria greke, me iniciativën e saj, do të nisë që në korrik një sistem që shkëput rritjen e çmimit ndërkombëtar të gazit nga faturat e energjisë elektrike të vendit. Kohëzgjatja e kësaj skeme do të jetë deri në një vit”, nënvizoi Kyriakos Mitsotakis.

Kreu i qeverisë greke ka deklaruar se në javët në vijim nis edhe programi “Ricikloni – ndërroni pajisjen”, i cili rimburson të gjithë ata që do të blejnë kondicionerë dhe frigoriferë të rinj duke i ndërruar ata me pajisjet e vjetra që konsumojnë shumë më tepër energji elektrike.

Kishte më shumë se dy muaj që reagimi i qytetarëve grekë kishte arritur kulmin pas faturave tepër të larta të energjisë që ishin trefishuar apo katërfishuar dhe familjet e bizneset nuk mund t’i paguanin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: PS nuk bën avokatin e askujt

22:59 / September 22, 2026

Nga Koçollari te Hyseni: 30 vite, 4 drejtues të SHIK/SHISH përballë drejtësisë

22:19 / September 22, 2026

Marrëveshje e re SHBA-Danimarkë-Groenlandë, Trump: Do ndërtojmë dy baza të mëdha ushtarake

21:58 / September 22, 2026

Krah Melanias, Trump mbërrin në OKB dhe përplaset me gazetarët e CNN: Nuk duhet të ishit këtu

21:20 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.