Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Dua Lipa zbulon arsyen pse u detyrua që të linte duhanin

23:15 / May 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dua lipa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dua Lipa ka vendosur të heq dorë nga pirja e duhanit si një përpjekje për të përmirësuar shëndetin, në një kohë që është duke zhvilluar turneun e saj botëror “Future Nostalgia”.

Dua gjatë një interviste u shpreh se ndihet e “pamposhtur” tani që ka vendosur të heq dorë nga duhani.

“Kam pasur laringit dhe kjo më bëri të lija duhanin një muaj më herët se sa ishte menduar. Por unë e bëra atë dhe jam përmbajtur, unë e kam këtë gjurmues zakonesh në telefonin tim ku çdo natë shënoj të gjitha gjërat e mira që kam bërë për trupin tim dhe gjërat që kam bërë për veten time”, tha Dua.

Ajo thotë se tani ka vënë re një përmirësim drastik në shëndetin e saj, pasi tani po konsumon ushqim të shëndetshëm dhe po bën ushtrime për të mbajtur veten në formën më të mirë të mundshme gjatë turneut. Ylli i popit kishte folur më parë për luftën e saj për t’u ndjerë e sigurt në skenë kur nuk po e trajtonte siç duhet trupin e saj, duke shpjeguar se regjimi i saj i ri i fitnesit e ka ndihmuar atë të ruajë më shumë energji për veten.

“Ndjehem sikur kur dal në skenë kam një lloj tjetër besimi dhe, e dini, ndihem shumë e pathyeshme në momentet kur performoj”, tha po ashtu Dua.

Dua Lipa Duhani laringit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

Dua Lipa “surprizon” Shakirën në Madrid: Më duket se jam në ëndërr

10:47 / October 4, 2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

22:58 / October 2, 2026

U përfol si opinioniste e Big Brother Vip, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë

22:22 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.