Mbrëmjen e djeshme Roma arriti të fitojë ndaj Leicesterit duke mundur të sigurojë një vend në finalen e UEFA Conference League. Pas ndeshjes, tranjeri i verdhekuqve, Jose Mourinho foli për takimin ku tha se kjo ishte një fitore familjare, ndërsa shtoi se kërkojnë me çdo kusht fitimin e trofeut.
Është një fitore familjare, jo vetëm në fushë dhe në stol, por edhe në stadium. Kjo është merita jonë më e madhe, kjo ndjeshmëri, kjo ndjenjë familjare. Kemi patur një ndeshje të jashtëzakonshme, djemtë ishin të jashtëzakonshëm, e meritojnë finalen.
Tan duam vetëm të shkojmë në Tiranë dhe të fitojmë kupën , ta sjellim në Romë, të bëjmë krenarë tifozët tannë, dhe lojtarët e mi të marrin diçka që e kanë merituar gjithë sezonin, një trofe”, tha Mourinho.
