Ish-deputeti kujton 22 marsin 1992, duke e konsideruar si dita kur historia për herë të parë hyri në një “rrugë” të re”.
Në një postim në Facebook, Tritan Shehu shkruan se ““Vuajtjet, tragjedite dhe sorrollatjet per ne shqiptaret neper historine e shume shekujve, duhet te na bejne te pergjegjshem e te vendosur per te reaguar sot me force e qartesi qe kjo te mos perseritet rishtazi”.
Shehu ka postuar një foto të 27 viteve më parë ku shfaqet përkrah Arben Imamit dhe të ndjerit Gramoz Pashko.
STATUSI I TRITAN SHEHUT
Une jam optimist, vecanerisht sot!
Asnjehere nuk duhet te harrojme se si sot me 22 Mars 1992 per Shqiperine historia per here te pare hyri ne nje “rruge” te re, ne ate te aspiruar ne shekuj, ne ate qe eshte “rruga” e jone.
Hyri ne “rrugen” e demokracise, pluralizmit, udhetimit tone perfundimtar drejt Europes e Perendimit.
Pavaresisht nga veshtiresite, oshilacionet, pengesat une gjykoj se kjo eshte tashme nje “rruge” me nje drejtim per ne.
Sidoqofte rreziqet e zgjatjes se saj neper “shtigje” te ngaterruara, te errta e me plot pengesa ekzistojne akoma.
Vuajtjet, tragjedite dhe sorrollatjet per ne shqiptaret neper historine e shume shekujve, duhet te na bejne te pergjegjshem e te vendosur per te reaguar sot me force e qartesi qe kjo te mos perseritet rishtazi.
Une jam i bindur se nuk do ta lejojme te perseritet!
