Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Skemë me fasha për tarifimin e ujit, Shani: Kufiri, mbi 150 litra/banor. Bizneset 2-fish më shtrenjtë se familjarët

17:21 / May 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
uje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Enti Rregullatori i Ujit propozon vendosjen e fashave të tarifimit, duke kërkuar që çmimi që jetë më i lartë për çdo litër ujë që tejkalon sasinë prej 150 litra/banor. Kjo skemë është e ngjashme me atë që qeveria po synon të rikthejë për energjinë elektrike, teksa kreu i ERRU-së, Ndriçim Shani thotë se sipas përllogaritjeve, një qytetar konsumon mesatarisht 100 litra ujë në ditë.

Megjithatë, mbetet e paqartë sesi do të bëhet përllogaritja e litrave për banor, duke qenë se pagesat e ujit bëhen mbi bazë kontrate dhe jo individësh. Ndërkaq, metodologjia e re tarifikimit të ujit parashikon gjithashtu, që për klientët publikë dhe ata privatë shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve të aplikojnë çmime 2-fish më të larta, ndërsa për ndotësit e mëdhenj, 3-fish më shumë, raporton Scan.

Të dhënat u bënë me dije gjatë prezantimit të metodologjisë së re të përllogaritjes së tarifave të ujit, të miratuar në fund të vitit të kaluar nga Enti Rregullator i Ujit. Kjo metodologji përfshin vendosjen e tarifave nën metodën “çmimi tavan”, që parashikon që nga pagesat e ujit, të mbulohen jo vetëm nevojat për të ardhura të shoqërisë, për mbulimin e kostove të operimit, por edhe mbulimin e kostove të investimeve që kryhen nga ujësjellësit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.