Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Kolumbisë ka miratuar ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të “mbretit” të drogës dhe kreut të bandës së krimit “Clan del Golfo”, Dairo Antonio Usaga, i njohur si Otoniel.
Otoniel, 50 vjeç, i cili bashkëpunonte edhe me trafikantë shqiptarë, u kap nga forcat e armatosura të Kolumbisë në fund të tetorit, duke i dhënë fund një ndjekje 7 vjeçare të autoriteteve. Vendimi i jep fund përpjekjeve të avokatëve të Otoniel për të shmangur ekstradimin e tij.
Ai trafikonte 180 deri në 200 ton kokainë në vit me Klanin del Golfo dhe është përgjegjës për vdekjen e më shumë se 200 anëtarëve të forcave të sigurisë së Kolumbisë, sipas autoriteteve kolumbiane.
Klani del Golfo krenohet me më shumë se 1200 luftëtarë dhe është i lidhur me trafikun e drogës dhe minierat ilegale, si dhe me vrasjet e liderëve të komunitetit.
