Gjyqi i Amber Heard dhe Johnny Depp është kthyer në një prej ngjarjeve në qendër të vëmendjes në të gjithë botën.
Në seancat gjyqësore të fundit foto të rënda janë publikuar, ku duken muret, divani, krevati me gjak, flokët të shkulura në tokë që mendohet të jenë të Heard.
Aktorja tha para trupës gjykuese se një pjesë e vetëbesimit të saj ishte zhdukur nga abuzimi i aktorit Depp.
“Ishte më e lehtë të qëndroje”, tha Heard, duke shtuar: “Unë nuk doja të qëndroja në dhunë, doja të qëndroja me Johnnyn e mirë, personin që e doja”.
Pas një grindjeje më 15 dhjetor 2015, Depp i kishte premtuar se do të bëhej sërish esëll.
“Unë thjesht vendosa ta besoja atë. Ajo ishte hera e fundit, sepse nuk mund të ishte më keq se aq”, tha Heard.
Gjithashtu, Amber Heard i tha trupës së gjyqtarëve se Johnny Depp e kërcënoi me vrasje, kur ajo ishte në ishullin e tij në Bahamas, për Krishtlindjet e vitit 2015, bashkë me të dhe fëmijët e tij.
“Nëse ndonjëherë më vë në siklet para fëmijëve të mi, unë do të të vras”, kujtoi Heard.
“E dija se duhej të largohesha prej tij”, vazhdoi ajo, “dhe në një moment, unë vrapova”.
Herad gjithashtu tregoi detaje të zënkës së 15 dhjetorit të vitit 2015, kur ai kishte goditur “në buzë, në sy dhe i kishte shkulur flokët”.
“Ky është shtrati që Johnny theu, ndërsa po më rrihte”, tha Heard, kur po shfaqeshin fotot e shtratit në gjykatë.
Johnny Depp dyshohet se e ka rrahur Amber Heard aq keq në dhjetor të 2015-s, sa ajo kujtoi se do të vdiste.
Amber Heard i tha gjykatës se ajo e goditi me grusht në fytyrë Johnny Depp nga frika se ai do ta shtynte motrën e saj, Whitney, poshtë shkallëve.
Dëshmitarët e Depp dhe vetë aktori dëshmuan për të njëjtin moment disa javë më parë, duke pretenduar se Heard nxiti sulmin dhe Depp nuk bëri asgjë.
Seanca përfundoi pak pas orës 17:30, pas dëshmisë të Amber Heard. Seanca e radhës do të jetë më 16 maj.