Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqipëri-Turqi / Nga kuqezinjtë e padisiplinuar te thatësia e golit, kuriozitet e sfidës

10:56 / March 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kombetarja 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shihet si një ndeshje mes dy përfaqësueseve të shteteve që kanë lidhje të ngushta me njëri-tjetrin, por dueli mes Shqipërisë dhe Turqisë nuk ka qenë kurrë “miqësor”, as kur bëhej fjalë për miqësore të mirëfillta. Për herën e fundit që dy skuadrat janë ndeshur në një përballje të tillë pa vlerë pikësh, sfida përfundoi me 1 të kuq të Memushajt dhe 5 kartonë të verdhë.

Që nga ajo ndeshje e fituar 3-2 nga Shqipëria, kuqezinjtë kanë regjistruar vetëm 2 fitore në 9 ndeshje (1 barazim, 6 humbje), duke koleksionuar vetëm 3 gola të shënuar, 2 prej të cilëve në miqësore. Shqipëria shkon në këtë përballje me Turqinë në një formë jo edhe aq të mirë pas fushatës së dobët në Ligën e Kombeve, ndërsa që në pjesëmarrjen në Euro 2016, ka regjistruar në total 13 humbje në 23 ndeshje.

Turqia vjen në këtë sfidë me një seri prej 4 ndeshjesh pa fitore, në të cilat nuk arriti asnjëherë të gjente rrugën e rrjetës (2 barazime, 2 humbje).

Historia flet më shumë për ekipin turk, që ka fituar 3 nga 4 përballjet direkte me Shqipërinë në ndeshje zyrtare duke mos e lënë këtë të fundi tët shënojë. Gjithashtu, bilanci prej 44 fitoresh, 27 barazimesh e 39 humbjesh në kualifikuese e bën Turqinë pak më eksperte. Gjithsesi, bilanci jashtë fushe lë për të dëshiruar. Që nga Euro 2016, ka fituar vetëm 2 ndeshje jashtë fushës së vet, me Kosovën dhe me Suedinë.

Shqipëria, që nga Europiani i fundit, nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë me disiplinën dhe kjo shihet nga fakti që ka parë 4 lojtarë të ndëshkohen me karton të kuq në ndeshje e saj. Që nga shtatori i vitit 2016, Shqipëria ka shënuar vetëm 11 gola në 14 ndeshje zyrtare, duke pësuar 21.

Shqipëri-Turqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.