Sulmuesi i kombëtares shqiptare Myrto Uzuni, ka bërë një paraqitje të shkëlqyer sot në La Liga, ku ekipi i tij Granada ndeshej kundër Mallorcas. Beratasi madje arriti të gjente edhe rrugën e rrjetës, duke shënuar kështu golin e parë në kampionatin spanjoll.
Uzuni shënoi në minutën e 78-të duke i çuar shifrat 5-2 në favor të ekipit të tij.
Shpresojmë që ky gol të pasohet nga shumë të tjerë për shqiptarin i cili kaloi në kampionatin spanjoll gjatë merkatos së dimrit.
