Modelja Ana Gjini ka rrëfyer gjatë një interviste të dhënë në emisionin “Glamour Zone” për një histori dashurie të sajën ku ka patur edhe skena xhelozie.
Në rrëfimin e saj, modelja ka pohuar se ka qenë e përfshirë në një marrëdhënie shtatë vjeçare, ku kishte dyshime se partneri e tradhtonte.
Pavarësisht se ajo kishte kapur disa mesazhe të ish-partnerit të saj, ai refuzonte tradhtinë dhe kjo gjë e shtyu modelen të marrë hapa të tjerë për të zbuluar të vërtetën. Ana Gjini tha se për të vërtetuar nëse ai më tradhëtonte apo jo, i vendosi një GPS në makinën e tij.
Pjesë nga intervista:
A të kanë tradhtuar ndonjëherë?
Ana Gjini: I vura GPS në makinë për 6 muaj. I kapa disa biseda në telefon, por ai justifikohej.
Unë doja ta vërtetoja që më gënjente, dhe bleva GPS të cilin ia vendosa në makinë.
Atje zbulova që ai shkonte në vende të pazakonta.
